web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në 'Dashuri Bardh e Zi' do të ndiqni, Pas kësaj Jigit shkon të arrestojë Ferhatin. Çfarë do t’i thotë ky i fundit Asllës para se të arrestohet?

25 Maj 2018, 11:24, Lifestyle CNA

Ferhat e kupton se Namik është takuar me Shahinin. Asllë provon të arratiset nga vila. Ferhat dërgon Dilsizin prapa për ta mbrojtur dhe jo për ta rikthyer në shtëpi, pasi është i bindur që Asllë do të rikthehet pranë tij. Idil riktehet në vilë. Ajo i propozon Handanit ti bëjnë një test ADN fëmijës. Asllë shkon në prokurori dhe mendon të tregoj arsyen e vërtetë të martesës së saj me Ferhatitn.

Asllë e kupton se Jigit ende e do Ferhatin. Gylsym i tregon Jeterit se e kanë rrëmbyer. Ferhat ka frikë se Asllë do ta denoncoj në polici. Ferhat i komunikon Namikut se Asllë i ka treguar gjithë të vërtetën Jigitit. Gylsym e kupton se Xhunijet nuk është i përkushtuar ndaj fëmijës së tyre. Gylsym i tregon Xhunijetit se Safije e di të vërtetën. Jigit i tregon Asllës fëmijërinë e tij, Ferhatit e Gylsymit si dhe rreth babait të tyre. Ferhat ka vrarë vrasësin e të atit në moshën 12 vjeçare. Ai ka qëndruar në burg deri në moshën 18 vjeçare dhe menjëherë pas kësaj e kanë dërguar për ushtarë. Në ushtri ai ka humbur mikun e ngushtë në luftë.

Jigit akuzon Ferhatin për faktin që ka zgjedhur të jetë vegla e Namik. Asllë nuk i tregon asgjë Jigitit kundër Ferhatit. Safija nxehet me Abidinin për faktin që nuk e dërgon për muaj mjalti. Ferhat zbulon vendodhjen e Asllës dhe shkon pranë saj buzë detit. Ferhat nuk e fsheh lumturinë për faktin që Asllë e ka mbrojtur para ligjit. Ferhat dhe Asllë darkojnë sëbashku. Idil i shpreh Namikut zhgënjimin për faktin që ai mban Jeterin pranë. Idil i kërkon falje Namikut. Ferhat i jep Asllës bukën e tij. Namik largon trupërojat nga shtëpia. Jeter kthehet kundër Namikut duke deklaruar para familjes se Gylsymin e kanë rrëmbyer.

Ferhat dhe Asllë rikthehen në shtëpi sëbashku. Ferhat i kërkon Namikut ti jap vendodhjen e Shahinit pasi dëshiron të marr hak prej tij. Asllë mjekon Ferhatin. Safija kërcënon Gylsymin. Safija e kupton se Asllë e ka ndihmuar Gylsymin të lind fëmijën fshehurazi Ferhatit. Gylsym i tregon Asllës se është arratisur nga shtëpia pasi ka tentuar të vras Safijen. Ajo i shpreh Asllës se është personi i vetëm ku ka besim të verbër. Ferhat përkëdhel Gylsymin ndërsa ajo është e pandërgjegjshme. Ferhat i lë Asllën amanet Dilsizit.





Lajmet e fundit nga