web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri "shuplakë" Ramës/ Zbulon sekretin e shkarkimit të ministrave

22 Maj 2018, 20:03, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, teksa ka komentuar sjelljen e gazetares Ambrozia Meta kundrejt kryeministrit Edi Rama, ka zbuluar arsyen pse është larguar nga detyra e Ministrit disa vite më parë.

Manjani është shprehur se në qeverinë e Ramës ka një rregull, të cilin nëse e thyen automatikisht bëhesh armik i tij. Ai ka thënë se është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Drejtësisë vetëm pse ka folur në media për realitetin e qeverisjes së tij.

“Në qeverisjen e Ramës nuk ka asnjë që të flasë dhe të tregojë realitetin, janë të gjithë të tredhur. Aty është puna vidh bëj cfarë të duash, vetëm mos fol.
Këtë taktikë përdorin këta. Po fole në media me Ramën bëhesh armik. Unë vetë jam shkarkuar nga detyra vetëm pse kam folur”,- ka deklaruar ndër të tjera Manajani. /CNA.al





Lajmet e fundit nga