web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në Korçë/ Reagojnë familjarët: Policia na vrau djalin

17 Maj 2018, 09:34, Kronika CNA

Pas ngjarjes së rëndë në dhomat e sigurisë së komisariatit të policisë në Korçë, ku ndërroi jetë një 27-vjeçar, kanë reaguar familjarët e këtij të fundit.

Familjarët pretendojnë se viktima është dhunuar në polici, ndërsa burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se 27-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup.

Familjarët thonë se dje kanë komunikuar me 27-vjeçarin dhe ai ishte mirë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë njoftuar se ka ndërruar jetë.

“Shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” ka nderruar jete ne paraburgim. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.”-thuhet ne njoftimin e policise.





Lajmet e fundit nga