Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë janë gjithashtu më të palumturit, kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, ndonëse optimizmi për të ardhmen nuk u mungon dhe familjet i kanë të forta.
Sondazhi për ?Cilësinë e Jetës në Europë? u publikua nga Komisioni Europian fillimisht në mars, vetëm me të dhënat e shteteve anëtare, ndërsa së fundmi janë përditësuar edhe të dhënat për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Për pyetjen ?Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme?, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë (shih grafikun).
Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.
Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.
Sondazhi i ?Cilësisë së Jetës në Europë? jep një këndvështrim unik mbi cilësinë e jetës së europianëve në ditët e sotme. Të dhënat e analizuara mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe shërbimet publike, thuhet në raport.
Edhe për pyetjen tjetër, ?Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni??, Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë (shih grafikun në fund) .
Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.
Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.
Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.
Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se?kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës?. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.
Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është ?Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë?, ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.
67% e shqiptarëve bien dakord se ?bëjnë diçka të vlefshme në jetë ?, ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%).
Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.
Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive./ Monitor
Ditën e sotme shirat janë rikthyer në pjesën më të madhe të ...
Një histori vërtet dramatike ajo e 35-vjeçarit Alfred Karaj ...
Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që d...
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë fes...
Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehab...
Sipas IGJEUM: Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shqetësimin...
Muaji maj erdhi me vranësira dhe shira të paparashikueshëm, ...
Farmacistët kanë anuluar protestën pas tërheqjes së Qeverisë...
Tregtia globale e ushqimit është thelbësore për të gjitha ve...
“Lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila ka nisur të a...
Formula e pagesës së taksave vjetore të automjeteve nuk ndry...
Ashtu siç pritej Enti Rregullator i Energjisë edhe për muaji...
Reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin edhe gja...
Startojnë festat lokale që do të jenë oferta e re turistike ...
Ndryshimi i klimës, ngjarjet ekstreme të motit dhe temperatu...
Sa të sigurt jemi për bukën që hamë? Sa i garantuar është us...
Në mentalitetin shqiptar një femër që ndërron shumë partnerë...
62 % e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike në vendin ...
Ne nje nga grykederdhjet me te ndotura ne vend, Buna, minist...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...