web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi nxjerr zbuluar "romancën" e Lulit me LSI-në

5 Maj 2018, 19:10, Aktualitet CNA

Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike (ISP) zhvilloi testim të një numri të madh delegatësh të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, praktikë e cila është ndjekur dhe në 2016 në Kongresin e PS, e më pas në Konventën Kombëtare të LSI.

Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia brenda tyre, por ajo që ra në sy krahas të tjerave, ishte se shumica e bazës së PD-së, konkretisht 54% e tyre, nuk ishin dakord për një koalicion zgjedhor 2019/2021 me LSI.

Si duket ky sondazh i ISP nxjerr në pah mendimet e vërteta të deputetëve demokratë, ndërsa nga ana tjetër kreu i partisë, Lulzim Basha vijon “romancën” e tij me LSI-në. Se si do të vijojë situata në PD kjo mbetet për t’u parë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga