web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ka marrëveshje Rama-Tahiri?/ Ja si përgjigjet Kryeministri

3 Maj 2018, 19:26, Aktualitet CNA

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e ish-ministrit Saimir Tahiri, ditën e sotme, lajme të shumta kanë qarkulluar nëse ky vendim ishte rezultati i mundshëm i një marrëveshje me Ramës dhe Tahirit.

Në një intervistë për “Opinion” të Blendi Fevziut, Rama ka thënë se këto aludime mediatike janë asgjë më shumë sesa humbje kohe.

Gazetarja: Ja keni kërkuar ju Tahirit dorëzimin e mandatit? A ka një marrëveshje?

Rama: Është humbje kohe të merremi me llafe të kazanit mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë.
Prej 6 muajsh Tahiri nuk është më pjestar i grupit tonë parlamentar dhe sot është një qytetar. /CNA.al





Lajmet e fundit nga