web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Bushati në Ministerialin e NATO-s në Bruksel/ Ja çfarë u diskutua

28 Prill 2018, 08:00, Aktualitet CNA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s që u zhvillua me 27 Prill në Bruksel.

Ky takim trajtoi çështje të rëndësishme të sigurisë transatlantike, duke përfshirë temën komplekse të marrëdhënieve me Rusinë, rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, situatën aktuale në Afganistan në kuadër të Procesit të Kabulit, si dhe politikën e dyerve të hapura.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s inkurajuan vendet aspirante për të vazhduar angazhimin e tyre në rrugën euro-atlantike si dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Ministri Bushati, në ndërhyrjen e tij, konfirmoi sërish qëndrimin e Shqipërisë, në mbështetje të politikës së dyerve të hapura dhe perspektivave integruese të vendeve aspirante.





Lajmet e fundit nga