web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi “lëshon” Bashën: Nëse do të jetë bodigard i Ramës …

26 Prill 2018, 19:47, Aktualitet CNA

Në një kohë kur flitet se marrëveshja e mesnatës së 17-18 majit, mes Ramës dhe Bashës është ende në fuqi, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ?Debati? në Channel One, ka folur rreth këtyre zërave.

Kryemadhi ka thënë se nëse Basha e vazhdon marrëveshjen e 17 majit, atëherë ai ka zgjedhur të jetë bodigardi i Ramës.

Kryemadhi: Nëse Basha do të jetë bodigardi i Ramës, atëherë le të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit.

Gazetari: Mund ta thoni këtë zonja Kryemadhi, por cili është qëndrimi juaj në këtë rast, se jeni bashkë?

Kryemadhi: Jo ne nuk jemi bashkë, opozita ne na bën bashkë qëllimet. /CNA.al





Lajmet e fundit nga