web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aventura, jo HEC-e (dhe disa përgjigje për ata që duan të bëjnë rafting)

26 Prill 2018, 19:38, Aktualitet CNA

Keni provuar ndonjëherë të shkëputeni nga rutina e përditshme? T?i bashkohesh një grupi profesionistësh dhe të lundroni mes Kanioneve të Osumit?

Këtë aventurë e përjetuan një grup gazetarësh fundjavën që lamë pas me instruktorët e Federatës Shqiptare të Rafting nën mbështetjen e projektit të ambasadës zvicerane Lëviz Albania.

Ata panë nga afër bukuritë natyrore të zonës dhe u përfshinë në sportin e aventurës, rafting, në atë që shumë e kanë quajtur si Disneylandin e natyrës, Kanionin e Osumit në Skrapar.

Pas një ?lufte? disa mujore me HEC-etë, duket se Osumi do të rrjedhë i lirë në shtratin e tij natyral, pa tuba dhe pa mjete të tjera artificiale që mund t?i vihen në dispozicion nga dora e njeriut. E atyre njerëzve që duan ta zhbëjnë këtë bukuri.

Po a nuk humbnim të gjithë nëse ndodhte kjo?

A do të shkelte më kush në këto kanione nëse ujëvarat thaheshin?

Sipas Olsi Nikës, biohidrolog pranë EcoAlbania, vendosja e hidrocentraleve në pellgun ujëmbledhës ka pasoja të pariparueshme në ekosistem, në bimësinë dhe faunën e ekosistemeve ujore. Përgjithësisht HEC-et e vogla me derivacion krijojnë thatësirë nganjëherë edhe permanente. Pra Ujvara e Bigazit do të zhdukej. Nëse në një rrjedhë do të vendoseshin HEC-e të tillë, atëherë humbet ajo që në ekologji quhet ?lidhja gjatësore e lumit?, e cila shërben si rrugë migrimi për gjallesat që jetojnë në lumë?, -shprehet Nika.

Albania Rafting Group thotë se 17 mijë turistë i vizitojnë çdo vit këto kanione për rafting, hiking, ecje panoramikë, çiklizëm, kanioning, kajak, eksplorim kanioni, rally etj.

Nëse në vend të ushtrimit të këtij sporti ndërtojmë HEC-e atëherë askush nuk do të jetë i interesuar të frekuentojë këtë zonë.

E për pasojë, ekonomia lokale varfërohet, natyra shkretohet dhe nga kjo zonë largohen gjithmonë e më tepër banorë.

Prej disa muajsh qeveria shqiptare e anuloi lejen për ndërtimin e këtyre HECE-ve.

Aktualisht jemi në kulmin e sezonit, pasi çdo fundjavë, me qindra turist zgjedhin të shkojnë në Skraparin për të bërë rafting dhe për të shijuar natyrën e egër të zonës.

Blerina Ago, eksperte turizmi thotë se turizmi i aventurës është një nga sektorët e rëndësishëm të industrisë së turizmit. Statistikat e vitit 2015 tregtojnë se të ardhurat nga turizmi i aventurës në shkallë botërore u rritën me rreth 23% krahasuar me vitin 2014, duke gjeneruar në total 263 miliardë dollarë. Agjencitë botërore të udhëtimit parashikojnë që numri i personave që do të jetë në kërkim të aventurës do të jetë në rritje edhe gjatë këtij viti me mesatarisht 10%.

Tërheqjet kryesore turistike të Shqipërisë janë kultura dhe mënyra e jetës së saj tradicionale, monumentet kulturore dhe natyra e pacënuar. Mbrojtja e natyrës dhe kulturës duhet të jetë pjesë e sistemit të vlerave shqiptare si një aspekt i rëndësishëm i ruajtjes së mënyrës tradicionale të jetës në Shqipëri.

Siguria

Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptarë të Rafting ngriti vëmendjen drejt sigurisë në aktivitetet e sporteve në natyrë: ?Rafting në Shqipëri është një sport i ri që duhet të organizohet nga kompanite/personat juridikë të kompletuar me pajisjet dhe veshjet e destinuara për rafting dhe të njohura nga Federata Shqiptare e Rafting. Gjithashtu zbritjet në lumë duhet të drejtohen nga instruktorë profesionalë të certifikuar nga Federata Shqiptare e Rafting të pajisura me lejen përkatëse të drejtimit. Ne, si anëtare të Federates Shqiptare e Rafting, nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë agjenci turistike dhe udhëtimesh outdoor te cilat nuk janë të kualifikuara dhe i organizojnë në mënyrë të pavarur dhe të jashtëligjshme këto udhëtime, në kundërshtim me procedurat e sigurisë dhe jashtë standardeve të kërkuara. Ju duhet të siguroheni që shërbimin e organizuar të rafting t?jua ofrojnë kompani të liçensuara nga Federata Shqiptare e Rafting.

Pyetje të shpeshta lidhur me Rafting

? Sa i rrezikshëm është rafting?

Sporti rafting ne Shqipëri në itineraret e përcaktuara për turizëm nuk ka shkalle të lartë rrezikshmërie. Ajo varion nga klasa e parë në të katërt në varësi të lumenjve dhe sezonit. Ju duhet te kontaktoni një instruktor të rafting dhe të keni gjithë pajisjet e domosdoshme gjatë ushtrimit te tij.
-Pajisjet për të bërë rafting duhet t?i kem me vete?

Ju duhet te keni veshur rroba banjo dhe sport. Duhet të keni me vetë një pale atlete te vjetra/sandale te mbyllura shtesë për t?i përdorur në lumë, nje peshqir dhe veshje për të ndërruar rrobat e banjos.  Albania Rafting Group siguron të gjitha pajisjet (gomone, lopata, veshje që ruajnë konstante temperature e trupit, jelekë shpëtimi, skafandra) në bazë të normave të KE në përputhje të plote me sigurinë.

? A duhet të kem përvoje në sportin e rafting apo pranohen dhe amatorë?

Albania Rafting Group pranon edhe amatorë në turet e rafting, pasi një guidë instruktor rafting i Federatës Shqiptare të Rafting shoqëron grupet e çdo gomoneje.

 Nëse dua të jem pjesë e tureverafting, sa ditë para duhet të rezervoj?

Preferohet që ju të rezervoni të paktën 15 ditë para. Gjithsesi të kontaktoni në ccdo moment dhe do t?ju informojnë nëse ka vende të lira.

? Sa persona duhen për të bërë rafting?

Preferohet mbi 4 persona, megjithatë edhe nëse jeni me pak n mund t?i bashkoheni grupeve të tjera, nese ende ka vende të lira.

? Çfarë periudhe bëhet rafting?

Rafting fillon nga Shkurti deri në Nëntor dhe ushtrohet në lumin Osum dhe Vjosë.

 -Nuk di not. A mund të bëj rafting?

Po ju mund të bëni rafting në klasën e II-të (përgjithësisht gjatë muajve Maj-Qershor në Osum dhe Qershor-Tetor në Vjosë). Është e rëndësishme që mos të keni panik në ujë dhe ta doni lumin.

?Mund të vijnë dhe fëmijët për rafting?

Po. Fëmijët nga mosha 5 vjeç janë të mirëpritur në klasën e II-të (përgjithësisht gjatë muajve Maj-Qershor në Osum dhe Qershor-Tetor në Vjosë), i përshtatshëm për të gjithë personat që gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore.

Profili i një turisti të aventurës

Në një raport të fundit të tregut të turizmit të aventurës (Adventure Travel Market Report) është bërë edhe ?identikiti? i personave që ndjekin këtë lloj turizmi, ku rezultoi se:

-Udhëtarët e aventurës janë më të rinj se ata të jo-aventurës, me një moshë mesatare prej 36 vjeç;

? Gjatësia mesatare e një udhëtimi ?të thjeshtë? aventure ishte nga 8-10 ditë;

-Udhëtarët e aventurës lexojnë botime të tilla, si: National Geographic, National Geographic Traveler etj., të cilat mbulojnë aventurën dhe rekreacionin, por edhe ato tradicionale, si: Cosmopolitan dhe Vogue;

-Udhëtarët e aventurës përdorin shërbimet profesionale, si: udhërrëfyes, instruktorë, operatorët turistikë, etj.;

? Pjesa më e madhe e tyre i planifikojnë destinacionet që zgjedhin dhe janë njerëz që shpenzojnë mesatarisht 1,000 dollarë për tur;

? Zakonisht për të ndërmarrë një udhëtim të tillë rekomandohen nga miqtë dhe të afërmit, që kanë realizuar një udhëtim të ngjashëm;

? 39% e udhëtarëve të aventurës rekomandojë një udhëtim të ngjashëm duke postuar përditësime në mediat sociale. 78% përdorin Facebook-un;

-Pjesa më e madhe janë njerëz që punojnë me kohë të plotë dhe e shfrytëzojnë si një mundësi për të bërë një sërë sportesh në natyrë.





Lajmet e fundit nga