web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i KE garanton mbështetjen për Shqipërinë

24 Prill 2018, 11:34, Politikë CNA

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama ka garantuar mbështetjen e tij personale në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Gjithashtu ai tha se negociatat nuk janë të lehta, por ja vlen çdo përpjekje.

Ndër të tjera ai theksoi se integrimi i plotë i Ballkanit është edhe në interes të BE.

?Integrimi nuk do të ndodhë brenda natës. Duhet të sigurohet shtetit i së drejtës, lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi?-u shpreh Tusk.

Sipas tij, rruga e integrimit është një garë me pengesa, jo një autostradë, por integrimi mbetet fati ynë i përbashkët.

?Mund të mbështeteni te unë edhe në këtë proces. Tradicionalisht jam shumë i kujdeshëm, por ju them se jam optimist për këtë prespektivë afatgjatë?- theksoi ndër të tjera Tusk.





Lajmet e fundit nga