Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se ?Fushata kundër Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, e frymëzuar nga Edi Rama, është e turpshme dhe e papranueshme.?
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se Basha sot ka shkruar në Shqip, atë që dje ka thënë në gjermanisht.
Kreu i qeverisë më tej shkruan ? Shani e shpifni për t?i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore.?
Gjithashtu Rama shkruan se ?Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi?.
Postimi i plotë i Ramës:
Zoti kryetar i Partisë Demokratike!
Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e ?dashamirësve? të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!
Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t?i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s?ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t?ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t?i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj. E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur. Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!
I dashur Lulëzim,
Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s?mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!
Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s?jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s?jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.
Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time. Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.
Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t?ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t?i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç?je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!
Deputeti demokrat Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit të r...
OSBE nxiti sot Parlamentin që vijojë sa më parë me reformën ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Pas disa muajsh, sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Sekretarin për Azil...
Pas deklaratës së ish-ministrit Saimir Tahiri se ky i fundit...
“Komisioni Europian dha rekomandimin dhe PD shpreson që Kësh...
Sot rreth orës 10:00 pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë...
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i opozitës, Lulzim B...
Ish minstri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në seanc...
Opozita ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe është paraqit...
Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, drejtuar Prokurorisë...
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gaze...
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarë...
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Mogherini kanë zhvilluar një...
Pas përfundimit të takimit të përfaqësuesve të opozitës me d...
Ka përfunduar takimi i liderëve të opozitës shqiptare me Fed...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Përfaqësue...
Kryeministri Rama në një deklaratë të përbashkët për shtyp m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...