web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Familja me 14 djem, çifti nuk ndalen derisa të sjellin në jetë një vajzë

24 Prill 2018, 10:40, Lifestyle CNA

Kjo familje e madhe që shihni në foto përbëhet nga 14 djem, duke e pabesueshme, por e vërtet. Kateri and Jay Schwandt kanë 14 fëmijë, të gjithë djem dhe prej vitesh kanë qenë të dëshpëruar për të sjellë në jetë një vajzë, por as këtë herë fati nuk ishte me ta.

Të mërkurën Kateri solli në jetë fëmijën e 14 dhe ishte sërish djalë të cilin ata e pagëzuan me emrin Sheboygan.

Çifti nga Miçigani u bënë të famshëm dy vite më parë kur sollën në jetë djalin e 13. Asokohe thanë se nuk do bëjnë sërish fëmijë, por siç shihet nuk e mbajtën fjalën pasi dëshirojnë shumë një vajzë.

Çifti tregoi për mediat se kishin preferuar mos ta mësonin gjininë e fëmijës deri kur të lindte dhe shpresonin që të ishte vajzë.

“Do doja shumë të kisha një vajzë, por nuk qenka e thënë”, ka thënë për mediat babai i 14 djemve./CNA





Lajmet e fundit nga