Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Nga Denis Dyrnjaja
Tani është konturuar qartë se Partia Demokratike një nga forcat politike që nisi dhe ka shënjuar gati 3 dekada pluralizëm politik dhe demokratik në Shqipëri është shndërruar në një formacion politik hibrid
Partia që lindi dhe u bazua mbi një program të qendrës së djathtë tashmë është larg kësaj linje politike. Partia Demokratike po shkon drejt një Kuvendi Kombëtar për të çimentuar Lulzim Bashën si kryetar, me filozofinë e pragmatizmit dhe të konformizmit.
PD-ja sot është treguesi më i mirë se çfarë ndodh kur partinë e drejton individi, jo statuti dhe institucionet që burojnë prej tij. Berisha e përdori formalisht statutin gjatë pushtetit të tij autoritar në krye të selisë blu dhe sa herë pati nevojë ose mendoi se kishte rrezik nga kundërshtarët përdori ?purtekën e hekurt? ose të përjashtimit ose të nënshtrimit ndaj tyre, ndërsa pjesa më e madhe iu nënshtruan me vullnet të plotë autoritarizmit të tij që në fund i bëri peshqesh ?partisë pronë? edhe trashëgimtarin politik, Lulzim Bashën.
Ky i fundit ishte beniamini i Berishës dhe si i tillë u projektua si mëkëmbësi politik i dinastisë. Por Berishën e zhgenjeu intuita e bashkë me të edhe idhëtarët e tij. Nuk ishte hera e parë për të në fakt. Se kështu ka ndodhur edhe më parë me beniaminët e tij në parti. Kështu ndodhi me Eduard Selamin e Tritan Shehun, Genc Pollon e Bamir Topin. Të gjithë ?bijtë politikë? e zhgënjyen Berishën. ?I Fundit i Moikanëve? është Lulzim Basha, por ndryshe nga sivëllezërit e tij politik pararendës, ky pati kohën e nevojshme dhe të gjithë mbështetjen e Berishës (sidomos heshtjen e tij), për të asgjësuar kundërshtarët potencialë në parti, të paktën ata që kanë më shumë kredenciale politike dhe për përcaktuar rregullat e nevojshme statutore.
E spastroi partinë me mbështetjen e heshtur të Berishës. Deri këtu nuk ka asgjë të papritur jashtë skenarit politik. Ajo që të bën çudi është se kundërshtarët e Bashës edhe sot e kanë kompleks të thonë se cili është shkaktari i rrënimit dhe mjerimit politik të PD-së. Ata ose e shmangin ose vijojnë të mbrojnë ende Sali Berishën si lider luajal kur e krahasojnë me Lulzim Bashën. Në fakt Berisha është vetë shkaku i pasojës. Me mënyrën si drejtoi dhe me mënyrën si e trajtoi ai partinë, ajo nuk ishte më një organizim politik i mirëfilltë institucional politik. Berisha ishte Këshilli Kombëtar dhe Kryesia, ishte lista për deputetë, ishte logoja e PD-së, ishte gjeneratori i saj i të mirave dhe të këqijave, ishte lideri apsolut, ishte referenca e militantëve.
Ikja e tij çakordoi busullën politike të PD-së. Kështu ndoshta do të vuajë edhe PS-ja nesër kur Edi Rama të vendosë vetë të largohet si kryetar, pasi sa të jetë ai në krye nuk do të ketë kundërshtar në parti. Ky tip politikanit si Berisha dhe Rama ?vrasin? me autoritetin e tyre apsolut dhe karizmën e tyre alternativën dhe demokracinë e brendshme në parti. 10 vjeçarin e fundit për shkak të interesit për pushtet e pasurim, partitë u shndërruan në shoqëri aksionare, duke zëvendësuar bërthamën e tyre politike dhe ideologjike me substancë transparente pa harruar se lideri është ai që i di, duhet dhe vendos për çdo gjë pavarësisht se formalisht tentohet të ruhet një sens demokracie partiake që në fakt është tërësisht një fasadë, pasi me mënyrën e tyre të gjithë kanë investuar për të përqendruar pushtetin në duart e tyre falë shërbëtorëve dhe servilëve që gjenden me duzina në çdo parti.
Po ta shohësh sot Partinë Demokratike ajo ngjan me një formacion politik mercenarësh që i bëjnë fresk liderit në mënyrë të moderuar, sepse edhe servilizmi ka evoluar. Shumica e tyre që janë aty e duan atë parti se iu duhet, jo se e duan. Ata janë pragmatistë, janë qenie pa shpirt partiak.Veprimi opozitar sot në shumicën e tij, është veprim force jo mendimi, është veprim protagonizmi fragmentar, servilizmi dhe veprim sipërfaqësor, jo substancial. Ka një hendek të madh mes asaj që baza e demokratëve beson se Partia Demokratike përfaqëson.
Mjafton të kujtosh si ka qenë Partia Demokratike e 20 apo 10 viteve më parë dhe kupton çfarë është dhe çfarë përfaqëson e si vepron PD-ja sot. Lulzim Basha me shumë gjasa do ta drejtojë shumë gjatë partinë që mori dhuratë. Sigurisht ai do të ketë çelsin e vulën e një partie e cila që me ndërrimin e selisë filloi të mos ngjajë më si Partia Demokratike, por si Partia Honorifike e Shqipërisë.
Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gj...
Pjesë e axhendës së takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe ...
Kryeministri Edi Rama e ka uruar mirëmëngjes me një video ng...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar alarmin se jeta e ...
Gjyqtarët dhe prokurorët, vlerën më të madhe të pasurisë e k...
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al,ish-themeluesi i PD-...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
“Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme,...
Ish-ministri i qeverisë Berisha, Arben Imami, në një intervi...
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami ka komentua...
Pas përfshirjes nga flakët e kompanisë së riciklimit në Kash...
Rreth orës 10:00 të paradites flakët kanë përfshirë një maga...
Vijon zjarri i përmasave të mëdha në magazinën e cila u përf...
Gjykata ka lënë në burg Kastriot Gjuzin, ekzekutuesi i Marjo...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë ric...
Pas shumë daljeve të filozofëve dhe mendjellinjve që ka Lulz...
Në vijim të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore,...
Një hetim dy ditor i nisur nga prokuroria e Tiranës ndaj kom...
Ky është parashikimi i motit, për ditën e sotme 22 prill 201...
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer një makin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...