web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Kashar/ Flet drejtori i Zjarrfikësve: Nuk funksionoi alarmi, fabrika u dogj dhe vjet, u gjobit

22 Prill 2018, 10:07, Aktualitet CNA

Pas përfshirjes nga flakët e kompanisë së riciklimit në Kashar, ka reaguar drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Goxhaj ka deklaruar se kompania e riciklimit është përfshirë nga flakët edhe vjet, ndërsa pak javë më parë është penalizuar për mos marrjen e masave në rast zjarri, pasi dhe para pak ditësh kishte pasur një incident.

Ai tha se sistemi i alarmit të zjarrit nuk ka funksionuar.

?Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Biznesi nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar për masat që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më parë. Kompania nuk kishte marrë masat për reagimin. Kryesore është që të mos dëmtohen qytetarët, më vonë do të flasim për gjërat e tjera?,- u shpreh Shkëlqim Goxhaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga