Kukës, burgosja e 11 protestuesve/ Qytetarët dalin në rrugë
Në Kukës kanë rinisur protestat për lirimin e 11 protestuesv...
Në vitin 2016, INSTAT raportoi 25 divorce në 100 martesa, një ndër shifrat më alarmante të 25 viteve të fundit. Por, duket se vitin e shkuar, numri i tyre është ulur ndjeshëm.
Sipas të dhënave të siguruara nga ?Monitor? nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2017 ishin rreth 8300 persona që kërkuan zgjidhje të martesës, nga gati 10 mijë që kishin qenë një vit më parë, me një rënie të ndjeshme.
Si rrjedhojë, numri i divorceve në 2017-n ishte 4150, apo 18.3 divorce për 100 martesa. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2013 dhe rënia e parë në 5 vite.
INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa.
Avokate Margarita Kola thotë për ?Monitor? se arsyet e rënies së numrit të divorceve lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë.
?Ne si juristë po vëmë re një trend që çiftet shqiptare po bashkëjetojnë më tepër, ndaj janë martuar më pak. Kjo mund të lidhet me një rënie të numrit të divorceve vitin e kaluar. Një tjetër arsye është fakti që pjesa më e madhe e çifteve në proces divorci, kanë përfunduar çështjen e tyre, ndaj dhe reflektohet një numër më i ulët i divorceve në 2017. Sa i përket arsyeve të divorcit, ato mbeten të njëjta: arsyet ekonomike, shkollimi dhe emancipimi i femrave, martesat fiktive për dokumentacion, emigracioni etj.?- përfundon Av. Kola. Ajo pohon se, pavarësisht rënies, divorcet mbeten në nivele alarmante.
Statistikat e INSTAT tregojnë se deri në vitin 2003 kishte mesatarisht 25 mijë martesa në vit, me periudha kur ai i kalonte edhe 28 mijë. Pas kësaj periudhe, numri i tyre ka qenë mesatarisht 21-13 mijë martesa në vit.
Psikologët vlerësojnë se divorci është një proces i cili ka një ndikim afatgjatë në jetën e ish-partnerëve, duke i cenuar ekonomikisht. Kjo shkakton rënie të standardit të jetesës së mëparshme dhe në rastin e individëve në karrierë, ndikim në produktivitet. Stresi është ndër pasojat e divorcit, që shpeshherë është i gjatë dhe financiarisht i vështirë.
Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për ?Monitor? se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.
Arsyet e divorceve
-emigracioni
-bixhozi
-varfëria e tejskajshme, veçanërisht në zonat rurale
-tradhtitë bashkëshortore
-paaftësia fizike apo mendore e një prej partnerëve, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre
-diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit
-varësia ndaj drogave të ndryshme
-abuzimi seksual apo psikologjik ndaj grave apo fëmijëve
-dhuna, alkooli
Pasojat ekonomike
-2 në 4 gra nuk sigurojnë nga ish-bashkëshorti pensionin ushqimor në favor të fëmijëve
-humbje pune për shkak të divorcit
-probleme me strehimin
-pas zgjidhjes së martesës, shumë gra e shohin veten në mes të katër rrugëve
-në rastin e familjeve më të varfra, femrat detyrohen të kthehen në shtëpitë e prindërve, gjë që shton barrën edhe për to
Pasojat psikologjike
-pas divorcit, shpeshherë fëmijët bëhen pjesë e statistikave të krimit, për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes ish -bashkëshortëve, çka lë pasoja në jetën e tyre.
-pas divorcit, pjesa më e madhe e bashkëshortëve e kanë të vështirë të përballojnë jetën të vetëm, të ngarkuar me një barrë angazhimesh dhe pasigurish, me të ardhura apo hapësirë banese të pamjaftueshme, shpesh në kërkim të një pune të paragjykuar nga mjedisi apo punëdhënësi./ Monitor
Në Kukës kanë rinisur protestat për lirimin e 11 protestuesv...
Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vit...
Shqipëria është një ndër vendet e Europës që ka përqindjen m...
Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të...
Ashtu siç është njoftuar dhe më parë çelja e “Thirrjes së pa...
Sot, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, u zhv...
Pas datës 22 prill shteti do të funksionojë krejt ndryshe pë...
Çështja e ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur m...
Në ditën e parë të Javës së Tokës, Ministri Klosi së bashku ...
E keni vënë re renë e kuqe që po qëndron mbi qiellin e Shqip...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në tregun A...
Sot fillon aplikimi për 500 kredi të buta për të gjithë të i...
Një ditë para fillimit Javës së Tokës, ministri Klosi së ba...
Ndotja e ajrit është një ndër problemet më shqetësuese në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi k...
Një valë e të nxehtit me prejardhje nga Afrika Veriore do të...
Vala e madhe e migracionit në Gjermani ka bërë që të rritet ...
Deputetët e rinj të të gjitha grupimeve politike në Kuvendin...
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, Ministr...
Paketë fiskale dhe politika të reja mbështetëse për agroturi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...