Fuqizimi i spitaleve rajonale/ 4.5 milion euro investime në aparatura
Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të...
Shqipëria është një ndër vendet e Europës që ka përqindjen më ta lartë të popullsisë të grupmoshës 15-64 vjeç me arsim fillor dhe për më tepër, pesha e tyre ka shënuar sërish rritje në 2016-n, pas një rënieje që kishte pësuar vitet e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Forcës së Punës (2012-2016) nga Instituti i Statistikave, përqindja e popullsisë e moshës 15-64 vjeç me 9-vjeçare ishte 48.5%. Ndërkohë krahasuar me të dhënat që ka publikuar Eurostat, për dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të njëjtin tregues, Malin e Zi dhe Maqedoninë, përqindja e kësaj grupmoshe me arsim 9-vjeçar është shumë më e ulët, me përkatësisht 21.2 dhe 17.9%.
Mesatarja e Bashkimit Europian, e popullsisë më arsim të ulët është 26.6%, gati sa gjysma peshës së Shqipërisë. Përqindja më e ulët në vendet e BE-së është në Republikën Çeke dhe Lituani me më pak se 13% dhe më e larta në Maltë dhe Portugali, me rreth 50%. Në Europë është Turqia që ka më shumë popullsi të paarsimuar, me 64.4% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat (shih grafikun).
Përqindja e popullsisë të cilët kanë përfunduar vetëm arsimin sekondar (të mesëm) është 36% në Shqipëri. Në Malin e Zi, ky tregues është 59.2%, ndërsa në Maqedoni 48.6%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 46.2%.
Edhe në arsimin e lartë, përqindja e popullsisë e grupmoshës 15-64 është më e ulëta në Europë në Shqipëri, me vetëm 15.3% të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë (vetëm Rumania ka të njëjtin nivel me ne, ndërsa në Turqi është 16%).
Në Malin e Zi, për të njëjtën grupmoshë, përqindja e popullsisë e cila ka përfunduar arsimin e lartë është 19.6%, ndërsa në Maqedoni 33.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 27.3%. Shteti më i arsimuar në Europë është Mbretëria e Bashkuar, me 38.4% të totalit, i ndjekur nga Suedia, Finlanda, Qipro, Irlanda.
Popullsia me arsim 8-vjeçar në rritje, ikin të arsimuarit
Për çdo 100 individë të moshës 15-64 vjeç, 49 janë me tetë ose nëntëvjeçare, 36 kanë kryer shkollën e mesme dhe vetëm 15 janë me arsim të lartë. Këto janë të dhënat e INSTAT mbi grupin e popullsisë 15 deri në 64 vjeç për vitin 2016.
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi ndarjen e popullsisë, sipas gjinisë dhe nivelit arsimor në vite, tregojnë se përqindja e popullsisë me arsim 9-vjeçar u rrit nga viti 2015 në 2016-n, me një diferencë prej 1 pikë përqindjeje.
Në të njëjtën kohë është ulur pesha e popullsisë me arsim të mesëm. Ky është edhe një tregues indirekt që vala e emigracionit, që kulmoi në vitin 2015, ka përfshirë kryesisht shtresën me arsim të mesëm. Në vitin 2015 u arrit numri rekord i kërkesave për azil në vendet e BE-së, me rreth 64 mijë azilkërkues.
Femrat, më të prira të përfundojnë universitetin
Duke krahasuar të dhënat sipas gjinisë, ajo çka vihet re është se përqindja e meshkujve shqiptarë me 9-vjeçare është më e ulët se ajo e femrave. Nëse për çdo 100 meshkuj, 46 janë me arsim tetëvjeçar, ky raport tek femrat është 50.
Por me sa duket, femrat që ndjekin nivelet e tjera të edukimit janë më të vendosura për ta plotësuar të gjithë ciklin e studimit. Sipas të dhënave, në çdo 100 femra në vend, 17 kanë vendosur të përfundojnë të gjithë ciklin e studimit (kanë kryer edhe studime universitare), ndërkohë që ky raport te meshkujt është 15.
Edhe sipas një studimi të fundit, femrat në Shqipëri jo vetëm që përfundojnë studimet e larta universitare më shumë se meshkujt, por edhe zgjedhin të studiojnë shkencat. Shqipëria është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë se femra se meshkuj në shkencat ekzakte. Përqindja e femrave të diplomuara në Shkencë, Matematikë, Teknologji apo Inxhinieri, ishte 53.1%./ Monitor
Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të...
Ashtu siç është njoftuar dhe më parë çelja e “Thirrjes së pa...
Sot, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, u zhv...
Pas datës 22 prill shteti do të funksionojë krejt ndryshe pë...
Çështja e ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur m...
Në ditën e parë të Javës së Tokës, Ministri Klosi së bashku ...
E keni vënë re renë e kuqe që po qëndron mbi qiellin e Shqip...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në tregun A...
Sot fillon aplikimi për 500 kredi të buta për të gjithë të i...
Një ditë para fillimit Javës së Tokës, ministri Klosi së ba...
Ndotja e ajrit është një ndër problemet më shqetësuese në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi k...
Një valë e të nxehtit me prejardhje nga Afrika Veriore do të...
Vala e madhe e migracionit në Gjermani ka bërë që të rritet ...
Deputetët e rinj të të gjitha grupimeve politike në Kuvendin...
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, Ministr...
Paketë fiskale dhe politika të reja mbështetëse për agroturi...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pranë Tregut Agro...
Bilanci i OSHEE-së (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ...
Sipas vlerësimeve të FAO-s, një e treta e ushqimit të prodhu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...