Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Në datat 09-11.04.2018, në qytetin e Kuvajtit, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore e përbashkët mes KLSH dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, ku morën pjesë Zyra e Auditimit Shtetëror të Polonisë Najwy?sza Izba Kontroli (NIK), Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit Office të Kosovës, Banka Qendrore Kuvajtiane, Koorporata Kuvajtiane e Naftës dhe Autoriteti Publik i Sigurimeve Shoqërore Kuvajtiane. Fokusi i kësaj konference ishte: Auditimi me Bazë Riskun.
Në ditën e saj të hapjes, konferencën e përshëndetën Kryetarët e SAI-eve organizatore, z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi për palën kuvajtiane dhe z. Bujar Leskaj për atë shqiptare. Të dy titullarët e vunë theksin tek bashkëpunimi i ndërsjellë nën frymën e INTOSAI-t: ?Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë?, si edhe tek domosdoshmëria për të aplikuar qasje e metodologji të reja audituese, siç është auditimi me bazë riskun, jo vetëm sepse kështu institucionet e auditimit suprem i përshtaten më mirë kërkesave të kohës dhe standarteve ndërkombëtare audituese, por edhe sepse duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht taksapaguesit, vlera e shtuar e auditimit publik rritet edhe më shumë në dobi të të gjitha palëve, duke realizuar kështu misionin tonë si shërbestarë të mirë të qytetarëve.
Më pas, punimet e ditës së parë u fokusuan në prezantimin e artikujve shkencorë, që adresonin specifikisht ?Auditimin me bazë riskun?. SAI kuvajtian prezantoi punën e bërë në hartimin e një drafti metodologjik institucional për kalimin nga auditimi me bazë sistemin në atë me bazë risku. Sfidat që paraqiti ky punim rezononin me sfidat që ndeshin aktualisht edhe SAI-et e Shqipërisë, Kosovës e Polonisë. Prezantimi pasues i SAI-t shqiptar u fokusua në riskun ligjor, ku drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, z. Ermal Yzeiraj, shtjelloi në detaje risqet juridike institucionale dhe rrugët e mundshme për t?i menaxhuar ato.
SAI i Kosovës solli eksperiencën e tij në auditimin me bazë riskun, duke prezantuar letrat e punës që identifikojnë, vlerësojnë dhe agregojnë risqet audituese përmes një matrice përmbledhëse. SAI polak u fokusua në prezantimin e procedurave që ndiqen në fazën e planifikimit strategjik dhe operacional për të përfshirë faktorët e riskut, si përcaktues të gjithë punës audituese që vjen më pas. Punimet e ditës së parë u mbyllën nga një prezantim tejet interesant i Koorporatës Kuvajtiane të Naftës, që solli në vëmendje të të pranishmëve se si menaxhohet risku organizacional nga një industri gjigande, siç është ajo e naftës në Kuvajt.
Punimet e ditës së dytë të konferencës u hapën nga z, Rinald Muça, drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës në KLSH, i cili në prezantimin e tij adresoi aplikimin e hartave konjitive si instrumenta kyç në kuptimin e mjedisit auditues dhe identifikimin e risqeve gjatë fazës studimore të një auditimi performance. Më pas, z. Ilir Salihu i SAI-t të Kosovës prezantoi risqet me të cilat ndeshet aktualisht Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe se si aplikimi i Kornizës së Matjes së Performancës (PMF) mund të ndihmojë në menaxhimin eficient e efektiv të tyre.
Dy prezantime që u ndoqën me shumë kërshëri nga të pranishmit ishin ato të Bankës Qendrore Kuvajtiane dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Të dyja këto institucione dëshmuan se si një menaxhim i mirë dhe proaktiv i risqeve rezulton me suficite të njëpasnjëshme të rezultateve financiare vjetore për ato vetë dhe institucionet që mbikqyrin. Pjesa e fundit e konferencës u fokusua në menaxhimin e ?Big Data?, ku znj. Aulona Jonuzi, kryeaudituese në KLSH, solli eksperiencën institucionale dhe sfidat që paraqet kjo fushë e re dhe me potencial të madh eksplorativ e menaxherial.
Në ditën e fundit, konferenca u mbyll me prezantimin e SAI-t kuvajtian për projektin që po zhvillohet nga ata mbi përpunimin e Indikatorëve Kyç të Performancës, si edhe përmbledhjen e konkluzioneve e rekomandimeve të Konferencës që mund t?i shërbejnë pjesëmarrësve në punën e tyre të ardhshme audituese.
Punimeve të kësaj konference i bëri jehonë edhe televizioni shtetëror kuvajtian, ku dy përfaqësues nga SAI-et organizatore, z. Rinald Muça për palën shqiptare dhe znj. Eman Al Huwaidi për atë kuvajtiane, dhanë një intervistë live në emisionin ?Hala Kuwait?. Gjatë emisionit, përveç çështjeve audituese, z. Muça u ndal në fjalën e tij edhe në potencialin e madh që mbart Shqipëria si vend me burime natyrore e njerëzore të pasura e të rralla, të cilat mund të shfrytëzohen mjaft mirë për investime apo vizita turistike nga miqtë kuvajtianë.
Gjatë zhvillimit të kësaj konference u realizuan edhe takime të tjera të nivelit të lartë midis palës shqiptare dhe institucioneve kryesore kuvajtiane. Kështu, z. Bujar Leskaj, sëbashku me kolegët e tjerë pjesëmarrës u prit nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Marzouq Ali Al-Ghanim dhe Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financën. Gjatë takimit me z. Al-Ghanim u shpreh mirënjohja e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe popujve tanë, rëndësia e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues i transparencës dhe llogaridhënies, si edhe zhvillimi e forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.
Në takimin me përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë, biseda u ndal në rolin që KLSH-të kanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe vendimeve të ekzekutivit e legjislativit. U diskutua se si zgjidhen mosmarrëveshjet në rastet e konkluzioneve të cilat nuk pranohen nga subjektet e audituara, apo si mund të përdoren auditimet e performancës për t?i bërë më informative e të dobishme aktivitetet e punës audituese.
Vizitat zyrtare të pjesëmarrësve dhe punimet e konferencës u ndoqën dhe asistuan edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt, SHTZ Saimir Bala, i cili shprehu gatishmërinë dhe interesin maksimal për të rritur impaktin e vizitës së grupit përfaqësues të KLSH-së në këtë vend mik e dashamirës.
PS: shpenzimet e akomodimit të grupit shqiptar në këtë Konferencë të përbashkët, u paguan nga pala kuvajtiane.
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotm...
Punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë janë sh...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 4 nga 7 të ...
Këshilltari i Presidenti, Arben Cici ka hedhur dritë mbi ta...
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale, kry...
Mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fatmir Dervina, i ...
Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat në drejtim të klasës ...
Pasi ka përfunduar seanca plenare, PD dhe LSI janë mbledhur...
Punimet e seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë sho...
Situata e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me ...
Pas përfundimit të seancës parlamentare, ish-kryeministri Sa...
Mes kaosit dhe tensioneve ka përfunduar punimet seanca e sot...
Tensione dhe përplasje të forta kanë shoqëruar seancën e sot...
Deputeti i LSI –së Edmond Haxhinasto, ka dalë sërish, kundër...
Ish-kryeministrri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të Kuvendi...
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione të fort...
Pas hedhjes së miellit në drejtim të kryeministrit Edi Rama,...
Opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit, ndër...
Për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita seanca plena...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...