web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Momenti i sikletshëm/Drejtori i gazetës bie nga karrigia në transmetim live

11 Prill 2018, 10:49, Lifestyle CNA

Një moment shumë i sikletshëm ka ndodhur gjatë një interviste në televizionin “A24”, ku i ftuar ishte Bieito Rubido Ramonde, drejtori i gazetës së tretë më të madhe në Spanjë, ABC.

Ramonde po intervistohej nga gazetari argjentinas Eduardo Feinmann. Ai u çua t’i japë dorën gazetarit, por sapo ky i fundit tha “Është kënaqësi t’ju kem këtu”, ndodhi gjëma.

Ramonde u ul në cep të karriges dhe ra në tokë. “Ki kujdes”, i tha gazetari edhe pse ishte vonë tashmë.

Drejtori i gazetës ra me të pasme, me këmbët përpjetë duke u turpëruar kështu para miliona teleshikuesve.

Gazetari shkoi pranë dhe e pyeti nëse është mirë. “Këto karrige…Çdo gjë në rregull?”, e pyeti Eduardo drejtorin.

Ramone me faqet e skuqura dhe dukshëm i turpëruar, i dha dorën gazetarit dhe buzëqeshi lehtë./CNA





Lajmet e fundit nga