web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

(Foto) Një histori e re dashurie për modelen e famshme Heidi Klum. Puthje pasionante me kitaristin e “Tokio Hotel”, 16 vjet më i ri…

12 Prill 2018, 00:45, Lifestyle CNA

44-vjeçarja Heidi Klum duket se ka gjetur dashurinë në krahët e 28-vjeçarit Tom Kaulitz, kitaristit të grupit të njohur ?Tokio Hotel?. Ata kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin duke shijuar disa pushime në Meksikë.

Sipas disa theshethemeve, kjo histori nisi dhe lindi nga talent show ?Amerikan Got Talent?, ku të dy merrnin pjesë. Pas kësaj ata nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur njohjen dhe e kanë thelluar me disa superpushime ku duken më të dashuruar se kurrë. Klum është fotografuar topless në krah të partnerit më të ri në moshë dhe kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Nëna e katër fëmijeve, tre nga të cilët janë të këngëtarit Seal dhe një i Flavio Briatores, nuk ka gjetur qetësi me dashuritë e saj. Pas përfundimit të romancës me Shnabel shtatorin e kaluar për një tradhëti të pretendua nga ana e tij, Klum tashmë ka hapur një tjetër faqe në jetën e saj. /CNA





Lajmet e fundit nga