web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po më frikësoni”! Video shpirtcopëtuese e Selena Gomez drejtuar paparacëve

12 Prill 2018, 00:00, Lifestyle CNA

Nuk është periudha më e mirë për Selena Gomez! Muajin e kaluar ajo i dha fund lidhjes me Justin Bieber, pati një zënkë me shoqen e ngushtë, Petra Collins dhe ish-i dashuri The Weekend i kushtoi këngën ?Call Out My Name?, në albumin e tij më të ri.

Tani 25-vjeçarja po përdoret si një burim të ardhurash nga paparacët dhe mediat, deri në pikën sa kanë arritur të frikësojnë këngëtaren.

Në një video shpirtcopëtuese, Gomez i drejtohet turmës së paparacëve që të qëndrojnë larg, pasi po e frikësojnë.

Videoja 30-sekondëshe tregon këngëtaren duke dalë nga një ?Starbucks? në plazhin Newport të Kalifornisë, kur një turmë paparacësh e rrethon. Në momentin që një prej tyre e pyeti Selena-n për marrëdhënien e saj me Bieber, këngëtarja u kërkoi që të respektonin privatësinë e saj për atë ditë.

?Selena! A është Justin si një vëllai i vogël për ty?, e pyeti gazetarja.

?E keni problem nëse më lini të qetë për pjesën e mbetur të ditës? Sepse po më frikësoni?, iu përgjigj këngëtarja.

Gazetarja iu përgjigj duke i thënë se ka shumë të tjerë vërdallë, pasi ka shumë konkurrencë.

Si përgjigje, Gomez i kërkoi ndjesë, duke i thënë: ?Është në rregull. Zoti ju bekoftë?./CNA





Lajmet e fundit nga