web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD-LSI bashkë në zgjedhjet lokale?!

9 Prill 2018, 20:09, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” ku foli lidhur me aksionin opozitar të LSI në bashkëpunim me Partinë Demokratike.

E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, nëse PD dhe LSI do të dalin bashkë në zgjedhjet lokale, Kryemadhi u shpreh se ende janë në bisedime për këtë punë dhe se deri më tani premisat janë shumë pozitive.

Babaramo ka këmbëngulur sërish duke e i thënë: “Pra do të keni kandidatë të përbashkët?”, e pas kësaj, Kryemadhi sërish u shpreh se po bisedohet për këtë. Ajo tha se nuk është ende 100% e sigurt nëse PD dhe LSI do të jenë bashkë në zgjedhjet lokale, por aty afër. /CNA.al





Lajmet e fundit nga