web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Motori i kërkimit Google Maps tani edhe në gjuhën shqipe

6 Prill 2018, 14:20, Tech CNA

Katërmbëdhjetë vjet më parë, Google Maps dukej shumë ndryshe, dhe ishte vetëm në gjuhën angleze.

 

Por një lajm tejet i rëndësishëm për hapësirën digjitale shqiptare është se Google po vjen edhe në shqip. Është pritur shumë kohë për ta parë një zhvillim të tillë, madje Telegrafi.com ka diskutuar intensivisht me shumë ekzekutivë të Google për të arritur në këtë pikë.

Në njoftimin zyrtar të Google thuhet se ?sot, ne po e bëjmë Google Maps edhe më të dobishme sepse kemi shtuar 39 gjuhë të reja ? të folura nga rreth 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën: gjuhën afrikane, gjuhën tonë ? shqipe, amarike, armene, azerbajxhane, boshnjake, burmeze, kroate, suedeze, maqedone, turke, ukrainase, uzbeke, vietnameze dhe atë zulu, mes tjerash.

Tani pritet një transformim edhe më i madh digjital dhe mundësi të reja për bizneset, përdoruesit por edhe reklamuesit shqiptarë, të cilët kanë qenë të hendikepuar nga një pamundësi e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në platformën e madhe të Google, si pasojë e mungesës së gjuhës shqipe në motorin më të madh të kërkimit në botë./CNA





Lajmet e fundit nga