web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet njoftimi/këta telefona Samsung “do dalin jashtë loje”

4 Prill 2018, 10:40, Kuriozitete CNA

Seria S6 e telefonave të Samsung ka dalë në shitje në vitin 2015 dhe shënoi një kapitull të ri për markën për shkak të ndryshimeve me ekranin e harkuar dhe kombinimin xham-metal në trupin e smartfonit.

Këta lloj telefonash dolën në treg me versionin Android Lollipop 5.0 dhe filluan të bëheshin update me Nougat-in.

Që prej asaj kohe, telefonat e modeleve Samsung Galaxy S6, S6 Edge + dhe S6 Active nuk po marrin më update përsa i përket sigurisë së përdoruesit, pasi nuk janë parë të listuar në faqen zyrtare të Samsung.

Ndërkohë që telefoni vjetrohet, bëhet më vulnerabël.

Modeli më i ri në treg i Samsung S9+ po thyen kufij dhe i ka shpallur konkurrencë të hapur çdo telefoni të prodhuar deri më sot./CNA





Lajmet e fundit nga