web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në qendër të qytetit/ Një i plagosur me urgjencë në spital

4 Prill 2018, 17:30, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit, ku një persona ka qëlluar me armë zjarri, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë “Mauzoleumit”, ku mësohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të njëjtat burime mësohet se autori i ngjarjes, një 16-vjeçar është vetëdorëzuat në polici.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga