web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

21 marsi ditë ditëlindjesh! Ja të famshmit shqiptarë që festuan dje (FOTO)

22 Mars 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Dje ishte një ditë e veçantë për disa nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar. Ermal Mamaqi, Vera Grabocka, Marsela Çibukaj e të tjera, festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

Ermali mbushi plot 36 vjeç. Ky është gëzimi i dytë në familjen Mamaqi në një kohë të shkurtër pasi vetëm pak ditë më parë, ka ardhur në jetë vogëlushja e tij Sia.

Moderatorin e gjeti dita e lindjes duke festuar ?me miq të mirë?, ndërsa ka qerasur gjithë fansat: Pini ça të doni sot, vëreni te llogaria ime?.

Vera Grabocka ka festuar 67-vjetorin. Duket e pabesueshme sesi ikin vitet, pasi producentja e njohur të jep përshtypjen e një femre shumë herë më të re sesa mosha reale.

Pandi Laço ka lindur më 21 mars të vitit 1964 dhe mbush plot 54 vjeç. Ai aktualisht është i angazhuar me programin ?Virtuozët? në televizionin Klan.

Marsela Çibukaj feston sot 34-vjetorin. Ajo ka zbuluar dhe kuptimin e emrit në këtë ditë të veçantë, që sigurisht është marrë nga muaji Mars.

DJ Sardi ka pritur ditëlindjen e 30-të në Korçë, bashkë me të afërm dhe familjarë. Sigurisht nuk kanë munguar torta me qirinjtë që i shtojnë lezetin kësaj dite të veçantë./CNA





Lajmet e fundit nga