web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikoi foton provokative dhe më pas e fshiu, ja sesi arsyetohet Albërie Hadërgjonaj për publikun[FOTO]

19 Mars 2018, 09:09, Lifestyle CNA

Edhe pse tashmë është gjyshe, Albërie Hadërgjonaj ka treguar në publik se di sesi të jetë një femër plot klas dhe sensualitet.

Ditën e djeshme gjyshja seksi ka publikuar në Instagramin e saj një foto shumë provokuese ku shfaqej në shtrat e veshur me bikini me këmbët e hapura dhe duke ekspozuar gjoksin bombastik.

Edhe pse u pëlqye si imazh nuk kanë munguar edhe kritikat nga fansat të cilët e kanë konsideruar si të ekzagjeruar këtë postim.

Rrjedhimisht këngëtarja i ka marrë masat dhe këtë e ka treguar me një tjetër postim në Insta ku Hadërgjonaj ka cilësuar se fotografia është montazh.

Në Insta Story, këngëtarja postoi foton në të cilën ka shkruar: ?Fotoja është montazh. Ma vodhën paswordin e Insta dhe kanë manipuluar. Ju lutem portaleve mos publikoni më lajme të tilla?.

Në foto, Albëria shihej e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe dhe në një pozicion mjaft intim./CNA





Lajmet e fundit nga