web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E pranoi publikisht se do të bëhet baba, Bes Kallaku i kushton këto fjalë të ëmbla Xhensilës[FOTO]

19 Mars 2018, 12:30, Lifestyle CNA

Kohëve të fundit dyshimet rreth një shtatzënie të mundshme të Xhensila Myrtezajt sa vinin edhe shtoheshin.

Postimet e kujdesshme të këngëtares duke shmangur reklamimet e barkut të rrumbullakosur në foto e kanë bërë edhe më të besueshëm mendimin se mos ndoshta ajo pret një fëmijë.

Ditën e djeshme kureshtja mori fund ku, si aktori Bes Kallaku ashtu edhe Xhensila e pranuan publikisht se do të bëhen prindër.

Me një ndjesi të tillë sublime si ajo e pritjes së një bebi që të vijë në jetë, Besi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet mëse i lumtur krah Xhensilës duke e mbajtur dorën tek barku i bashkëshortes.

?Jetë që sjell jetë?, shkruan aktori në postimin e tij në Instagram.

Urojmë veç të mira për çiftin dhe shpresojmë që të kenë një beb të bukur dhe të shëndetshëm./CNA





Lajmet e fundit nga