web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dua Lipa ishte si çdo nxënës: Linte orët, për të pirë kafe

19 Mars 2018, 11:13, Lifestyle CNA

Dua Lipa u rikthye në Kosovë kur ishte 11 vjeçe, me familjen e saj. Ajo ndoqi shkollën private ?Mileniumi i Tretë? në Prishtinë, nga mosha 11 deri 15-vjeçare, para se të kthehej në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri histori në ?Brit Awards?, pasi u bë artistja e parë femër që merrte 5 nominime brenda një viti.

Ndërsa karriera e saj po kap majat, media prestigjioze britanike ?Daily Mail? rikthehet pas në kohën e fëmijërisë së këngëtares.

Ajo ka siguruar një intervistë me ish-shokun e ngushtë të Dua Lipës.

Andi Selimi, i cili u njoh me Duan në shkollë, tha për ?Daily Mail?:

?Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë në muzikë. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja. Luajtëm në një film së bashku kundër drogës. E donte muzikën hip-hop dhe kishte të njëjtën fytyrë të këndshme si tani. Të gjithë e pëlqenin?.

Por, pothuajse si çdo nxënës, edhe Dua Lipa ishte e intriguar nga dëshira për të lënë orët e mësimit:

?Gjëja më e keqe që bënte, ishte të linte shkollën për të shkuar në kafene. Ishim miq të ngushtë, por nuk kam folur me Duan që kush u zhvendos në Londër?./CNA





Lajmet e fundit nga