web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oriola Marashi feston ditëlindjen, Noizy e surprizon në mesnatë (VIDEO)

19 Mars 2018, 11:13, Lifestyle CNA

Oriola Marashi feston sot ditëlindjen e saj. Sikurse është bërë traditë, festimet e ditëlindjes së ish-modeles kanë filluar që në mesnatë. Kjo është ditëlindja e 22-të e Oriolës dhe besojmë se pas famës së madhe që ka fituar këtë vit, kjo do të jetë edhe ditëlindja e saj më e bukur.

Të parët që e kanë surprizuar modelen bukuroshe kanë qenë anëtarët e grupit OTR. Noizy ka publikuar në ?Instastory? një video ku shfaq tortën e përgatitur për Oriolën, por edhe festën surprizë të organizuar në studion e tij muzikore.

Në video e postuar në ?Instastory? të cilën Noizy e fshiu pak minuta më vonë, shihej sesi Oriola u befasua ndërkohë që në dhomën ku ajo qëndronte, u futën miqtë e saj me tortën e ditëlindjes e me fishekzjarrë për ta uruar.

?Edhe 100 lali?, shkruante Noizy në video-n e publikuar në ?Instastory?.

Ndërkohë edhe Oriola e befasuar nga kjo surprizë dhe në shenjë falënderuese ndaj Noizy-t dhe grupit OTR ka postuar në ?Instastory? një foto të tortës që grupi OTR i kishte përgatitur./CNA





Lajmet e fundit nga