web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kasmi tregon arsyen e vërtetë të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës

18 Mars 2018, 19:25, Aktualitet CNA

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” (RD), ishte i ftuar në studion e televizionit FaxNews, ku ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin të Lezhës.

Sipas Kasmit, arrestimi i Frrokajt është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, me qëllim që t’i hapë rrugën Pjerin Ndreut për të kapur Bashkinë e Lezhës.

“Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u arrestua para dy ditësh për tjetërsim pronash, por në fakt kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Arrestimi i Frrokajt është bërë me urdhër të Ramës për të marrë nën kontroll edhe Bashkinë e Lezhës.”, është shprehur Bledi Kasmi.

Prej dy ditësh familjarë dhe qytetarë përkrahës të Fran Frrokajt kanë protestuar para Policisë në mbështetje të Frrokajt. /CNA.al





Lajmet e fundit nga