web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një kg kushtonte 93 centë/ Zbulohen detaje të tjera rreth mishit të skaduar belg

18 Mars 2018, 19:15, Aktualitet CNA

Rreth 40 mijë kilogramë mish me cilësi të dyshimtë është shitur në tregun e brendshëm të Kosovës. Mishi është importuar nga Belgjika në Kosovë prej kompanisë belge ?Veviba?.

Sikurse raporton “Zeri.info”: Në total janë importuar në Kosovë 63 mijë kilogramë mish, nga të cilat janë asgjësuar rreth 20 mijë kilogramë, kurse pjesa tjetër ka hyrë në tregun e brendshëm.

Në një dokument të Doganës së Kosovës të siguruar nga ?Gazeta Jeta në Kosovë? shihet se çmimi i mishit i deklaruar në Doganë ishte disa herë më i ulët se çmimi në treg. Mishi i importuar në Kosovë është blerë në Belgjikë për vetëm 93 centë për kilogram.

Herën e parë, kjo kompani kishte futur në Kosovë 22 mijë kilogramë mish. Vlera e këtij mishi e deklaruar në doganë ishte vetëm 20 mijë e 600 euro. Pra, një kilogram mish është paguar vetëm 93 centë. Ky çmim është larg çmimit real të mishit në Kosovë, e aq më pak të mishit që ka vend të origjinës vendet europiane.

 Herën e dytë, kompania “Veviba” ka eksportuar 21 mijë e 500 kilogramë mish në Kosovë. Kësaj radhe, kjo kompani e kishte rritur çmimin e shitjes në 1 euro e 11 centë për kilogram pasi kishte deklaruar një vlerë prej 24 mijë e 49 euro.

Herën e tretë, kompania ?Veviba? kishte eksportuar në Kosovë 19 mijë e 81 kilogramë mish, duke deklaruar një vlerë 33 mijë e 820 euro. Pra, herën e tretë vlera e një kilogrami mish ishte deklaruar vetëm 1 euro e 77 centë.

Në dokumentin e Doganës shihet se nga viti 2013 e deri në fund të vitit 2017, kjo ishte sasia e vetëm që kjo kompani ka eksportuar në Kosovë. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se nga Belgjika importohen rreth 200 mijë kilogramë mish brenda vitit.

?Importi nga Belgjika është i ulët në raport me sasisë vjetore të importit të mishit në përgjithësi. Nga Belgjika mesatarisht kemi rreth 200.000 mijë kg brenda vitit e cila paraqet rreth 0.5% e tërë importit të mishit pasi që në Kosovë brenda një vitit importohen mbi 40 milionë kg e të gjitha llojeve së bashku, sipas statistikave tona me së shumti brenda një viti Kosova importon mishin e shpezëve (pule). Origjina e mishit të cilat importohen më së shumti në Kosovë janë kryesisht nga SHBA, Brazil, Argjentine, Holande?, ka thënë Stavileci.

Për herë të parë për mishin e dyshimtë u dëgjua në Kosovë më 2016, kur një sipërmarrës kosovar i paralajmëroi autoritetet belge se nga kompania “Veviba” kishte marrë një dërgesë me mish të prishur.

Për pothuajse dy vjet, e deri para pak ditësh, kur skandali nisi të trajtohej seriozishtm kompania belge ka funksionuar e papenguar.





Lajmet e fundit nga