web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “presion” Gjiknurit: Ose mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti…

13 Mars 2018, 19:17, Politikë CNA

Në një bashkëbisedim të zhvilluar pasditen e sotme me qytetarët e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka dëgjuar disa nga problemet e tyre.

Ndër të shumtat probleme, një që pikasi ka qenë edhe përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan.

Rama ka thënë se kjo rrugë pritet të mbarojë brenda fundit të vitit, dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe ministrit Damian Gjiknuri.

?Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit.

Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj?, tha Rama para banorëve të Elbasanit.

?Unë e kam marrë përsipër, pres lëvrimin e fondit dhe barra do kalohet së bashku me kryeministrin?, u përgjigj nga ana tjetër ministrti Gjiknuri. /CNA.al





Lajmet e fundit nga