web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Suksesi i radhës së Elvana Gjatës, 18 milion shikime brenda muajit

11 Mars 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Këtë fillim viti këngëtarja shumë e dashur, Elvana Gjata bëri një rikthim të bujshëm në Shqipëri duke publikuar më 11 shkurt mini-albumin “3EP” dhe një dokumentar duke u bërë kështu e para këngëtare shqiptare që sjell një film të shkurtër të jetës së saj në prapaskenë.

Elvana sot shënon suksesin e radhës pasi projekti i saj ka arritur mbi 18 milion shikime brenda muajit.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri dhe DJ Andy Gram i cili ka publikuar shifrat në Instagram.

“Kur kujtohesh të shohësh statistikat në fundjavë”, shkruan Andy Gram.

Kujtojmë që për këngët e mini-albumit “3EP”, Elvana bashkëpunoi me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov duke sjellë kështu 6 kryevepra që do të mbesin e do të dëgjohen gjatë./CNA





Lajmet e fundit nga