web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Itali/ Njihuni me kamarierin që mund të drejtojë vendin

6 Mars 2018, 17:20, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet e përgjithshme në Itali, e orientuan qeverisjen e vendit, drejtë një force të re politike dhe jo më drejtë Renzit, i cili ditën e djeshme deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, gjithashtu një goditje të rëndë mori dhe Berlusconi.

Italia votoi lëvizjen “5 Yjet” me në krye Luigi Di Maio-n, 32-vjeçari i cili para disa muajsh ishte vetëm një njeri i thjeshtë.

Le të tregojmë pak për prejardhjen e Di Maio-s, i cili ndryshme nga kolegët e tij politkë, dikur ka bërë dhe profesionin e kamarierit.

Di Maio, ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986. Politikani i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje mban detyrën e zëvëndëspresidentit të Dhomës së Deputetëve. Nëna e tij është mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas liceut artistik ai vazhdoi studimet për inxhinieri informatike në universitet por më pas e ndërpreu për të vazhduar në Drejtësi. Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje. Pas tre vitesh kandidohet si këshiltar komunal po nuk arrin të fitojë. Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvëndëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj. Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave. /CNA.al





Lajmet e fundit nga