web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati për deputet i PD-së sulmon Salianjin: Mos e merrni seriozisht, është i sëmurë

5 Mars 2018, 19:00, Aktualitet CNA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmeti, ka sulmuar ashpër deputetin e Lulzim Bashës, i cili para pak javësh u filmua në Kuvend me një bisedë perverse, erotike e banale me GD. Sot Salianji është rikthyer dhe ka sulmuar demokratët e Korçës, të cilët zhvilluan një takim me ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Ridvan Bode.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Përmeti është shprehur se Salianji me deklaratat e tij nuk duhet marrë seriozisht se është i sëmurë.

“Mos e merrni seriozisht, eshte i semure.
Cdo psikiater pa asnje medyshje do ta diagnostikonte si nje person me seksopatologji te theksuar “Sadomazokiste”
Ne disa raste shfaqet fort pjesa e tij Sadiste kur shperthen si i forte neper studio televizive dhe ben sikur i kontrollon te gjitha dhe te gjithe, ndersa ne disa raste te tjera akoma me fort shfaqet pjesa e tij Mazokiste, ku i pelqen ta rrahin e kamzhik ndersa i bertet vetes me te madhe: “Jam Pis, Jam Pleh”
Thjesht mos e merrni seriozisht ose maksimalisht seriozisht sac e moren votuesit e fshatit te tij ne zgjedhjet e 2017.”, – shkruan Përmeti.

Në përmbyllje të reagimit të tij, ai shprehet: “P.S. Respekt maksimal per secilin nga ata 50 drejtues dhe ish drejtues demokrate te Korces te cilet paten guximin te refuzojne fort shitjen e opozites te Rama. Respekt per cdo qytetar qe guxon te flase hapur kunder Rames dhe ortakut te tij te opozites.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga