web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shpreh se i kishte vënë bombën shkollës, Paloma sqaron shakanë: Më erdhi policia në shtëpi

3 Mars 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Pak ditë më parë Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma e Fiks-it u shpreh në emisionin ?Thumb? se një nga cmenduritë që kishte bërë në adoleshencë ishte vënia e ?bombës? në gjimnazin ?Sami Frashëri? në të cilin ishte edhe nxënëse.

?Kam vënë bombën te Sami Frashëri, një gabim kam bërë unë lale!?,- u shpreh Paloma.

E ftuar sot në Pop Culture Paloma ka sqaruar se në fakt vënia e ?bombës? ishte një shaka të cilën e ka bërë dikur sepse nuk kishte bërë detyrat për të shkuar në shkollë.

?Kur ishte vrulli i madh i bombave nëpër shkolla, unë i rash telefonit nga shtëpia. Ky ishte gabimi im. Por nuk e mendova gjatë. Më e bukura ka qenë kur më erdhi policia në shtëpi, sepse më kishin identifikuar. Ndërkohë që mami nuk e besonte një gjë të tillë. Kjo gjë bëri bujë nëpër lajme. Isha vetëm 15-vjeçe.?, rrëfeu ajo.

Paloma zbuloi arsyen përse e bëri një gjë të tillë:

?Gjithçka e bëra vetëm se nuk kisha bërë detyrat. Kur erdhi babi fika automatin e dritave që ai të mos shikonte lajmet. Por gjithsesi e mori vesh këtë ndodhi?./CNA





Lajmet e fundit nga