web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të famshëm që shkatërrojnë kompani të fuqishme me një fjalë!

25 Shkurt 2018, 22:40, Lifestyle CNA

Jetojmë në botën e ?influencers? ose ndryshe, të njerzve që arrijnë të ndikojnë zgjedhjet apo preferancat e një mase të konsiderushme njerezisht. Shumica prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë gjë sot nëpërmjet rrjeteve sociale, ndaj dhe është kaq e nevojshme për personazhet e njohur si në Shqipëri por ashtu edhe jashtë vendit, që të kenë sa më shumë ndjekës.

Një nga lajmet më të fundit që ka qarkulluar këto ditë është se mjaftoi një status i Kylie Jenner në Twitter kur tregonte se versioni i ri i aplikacionit Snapchat e ka bërë shumë të mërzitshëm eksperiencën aty, për t?i kushtuar kompanisë miliarda humbje pasi njerzit e besojnë masivisht atë çka thotë Kylie dhe veprojnë si ajo.

Megjithatë Kylie nuk është e vetmja që e përdor këtë taktikë.

Në 2016, presidenti i sotëm i SHBA-ve, Donald Trump shkroi një status kundër shërbimit të kompanisë ajërore Boeing, duke bërë që kompania të kishte një humbje prej 2 miliard dollarësh vetëm nga kjo.

Moderatorja Oprah Winfrey është gjithashtu një nga influencueset më të mëdha të botës. Ajo i kushtoi shumë kompanisë wirght watchers, kompania që kujdeset për të trajnuar persona të ndryshëm që kanë probleme me peshën. Një fjalim që Oprah mbajti në Golden Globes ku ju tregonte njerzve ta donin veten ashtu siç ata janë, u bë aq virale sa askush s?dëshironte më të humbte peshë, duke i kushtuar kompanisë në fjalë një ulje prej 3 milion dollarësh brenda muajit.

Michelle Obama, ish Zonja e Parë e SHBA-ve gjithashtu është një person shumë i besueshëm. Kur Michelle hoqi dorë nga kostumet Versace, për të veshur një tjetër linjë, kompania pati një ulje prej 1 milion dollarësh menjëherë./CNA.al





Lajmet e fundit nga