web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora Zemani për Luana Vjollcën: Kjo gjë në pamjen e saj s'më pëlqen

25 Shkurt 2018, 10:35, Lifestyle CNA

Bora Zemani dhe Luana Vjollca janë sot dy nga moderatoret më të njohura të ekranit dhe shumë të komentuara në media. Por përpos profesionit ato i bashkon edhe miqësia e cila ka filluar që në kohën kur ishin velina.

Megjithatë kohët e fundit Bora dhe Luana nuk janë parë më bashkë, por kjo nuk do të thotë se miqësia është prishur.

Përkundrazi e ftuar dje në “Pop Culture”, Bora tregoi se ajo dhe Luana, edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen e rifillojnë bisedën aty ku e kanë lënë.

E pyetur se çfarë nuk pëlqen tek Luana, Bora është përgjigjur: “Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur”.

Ndërsa ka shtuar se vlerëson sinqeritetin e saj. “Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë”, është shprehur Bora./CNA





Lajmet e fundit nga