web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdorimet e shumta që ka soda e bukës

23 Shkurt 2018, 22:40, Kuriozitete CNA

Produkti i cili nuk mungon asnjëherë në kuzhinën tonë është soda e bukës. Me një konusm të madh, ajo na ndihmon për shumë gjëra në përditshmërinë tonë.

Ajo ndihmon në strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij. Ndihmon dhe kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet e ndryshme.

Soda e bukës kundër urthit

Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të dini se pirja e sodës së bukës të shkrirë në ujë ndihmon në neutralizimin e acidit hidroklorik dhe eliminon dhimbjen e urthit.

Bulëzat e ujit ndihmojnë në çlirimin e gazrave dhe largojnë fryrjet.

Pehashi dhe shërimi

Aciditeti i tepërt në organizëm nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve si osteoporoza, kanceri dhe artriti të cilat lulëzojnë në një mjedis me aciditet të lartë.

Pirja e ujit me sodë buke balancon pehashin dhe promovon mirëqenien apo ushqen trupin me energji.

Kundër inflamacionit

Inflamacioni i kyçeve shkakton shumë dhimbje. Toniku me sodë buke ndihmon kundër akumulimit të acidit uric në urinë, gjak dhe inde.

Kundër infeksioneve urinare

Uji, lëngu i boronicës së kuqe dhe uji me sodë buke rekomandohen kundër infeksioneve urinare.

Soda e bukës ul nivelin e aciditetit në urinë.

Më shumë energji dhe gjallëri

Nëse kryeni aktivitete fizike atëherë keni nevojë për shumë energji, të cilën mund ta merrni duke përzier katër gota me ujë me gjysëm luge çaji me sodë buke, një lugë çaji me kripë deti, dy lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me lëng limoni./CNA.al





Lajmet e fundit nga