web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes moderatoreve shpërthen Rozana Radi:"Ti nuk më lë të...

18 Shkurt 2018, 09:29, Lifestyle CNA

Fiori Dardha dhe Rozana Radi janë dy moderatoret e emisionit investigativ BOOM që transmetohet në Ora News.

Shpesh moderatoret janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që kanë pasur me njëra tjetrën. Madje dhe vetë Fiori dhe Rozi e kanë pranuar që për një periudhë kohore nuk kanë folur me së bashku.

Debati i tyre ishte aq i ashpër sa Fiori Dardha nuk e ftoi as në dasmë kolegen e saj.

Të ftuara në emisionin ?Thumb? të Aulonës dhe Fatmës, dy moderatoret kanë treguar më shumë detaje nga situata e krijuar mes tyre.

Të pyetura se sa të vërteta ishin fjalët që qarkullonin për sherret midis tyre, në një moment Rozana Radi është shprehur: ?Ne jemi zënë se ti nuk më lë që të flas?

Fiori: Atëherë le të flasë Rozi, vazhdon ta kesh ende këtë bindje?

Rozana: Kam ndonjëherë me raste të premteve, kur dua të dal dhe flet kjo para meje

Fiori: Rozit i mbushën mendjen top që unë nuk e lija të flisja, që unë kisha gjithë protagonizmin në emision dhe Rozi ishte hije

Rozana: Po po se jam e vogël unë dhe kam një vrimë te koka unë dhe më mbushin mendjen

Sakaq, dy moderatoret janë shprehur se momentalisht marrëdhëniet mes tyre janë në rregull dhe çdo gjë e kanë lënë pas krahëve./CNA





Lajmet e fundit nga