Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vetingun e Adriatik Llallës ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas burimeve të gazetës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dalë me një konkluzion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo jo.
Kjo për faktin se vetëm gjatë ditëve të fundit përveç Adriatik Llallës u largua dhe një gjyqtar i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë është mësuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në kuadër të largimit të Adriatik Llallës nga procesi i vetingut por edhe për shkak të një kërkese që Kuvendi i ka adresuar, nëse janë apo jo të ligjshme këto tërheqje nga vetingu, ka nisur një sërë verifikimesh.
Kështu, ONM, duke u bazuar tek çështja e Adriatik Llallës pasi ndaj këtij të fundit ka një numër të madh denoncimesh, po bën verifikime paralele ndaj ish-kryeprokurorit për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Dhe nëse gjatë këtyre verifikimeve arrihet të identifikohen shkelje ndaj Adriatik Llallës, ONM do t?i drejtohet Komisionerit Publik. Kjo sepse sipas ligjit do të jetë Komisioneri Publik, ai që do t?i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nëse është i drejtë vendimi për ndërprerjen e vetingut të Llallës apo jo.
Dhe më pas do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ai që do të thotë fjalën e fundit nëse do pranohet tërheqja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga procesi i vetingut apo ky i fundit do të duhet kaloj në filtrin e verifikimit. Por si për ironi të fatit Adriatik Llalla mund të jetë në dorë të ish-paraardhëses së tij Ina Rama nëse Komisioneri Publik do i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sepse ish-kryeprokurorja Ina Rama është një nga anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të marrë vendim për Adriatik Llallën nëse ONM vëren shkelje ndaj tij.
Përplasjet ligjore
Ndërprerja e procesit paraprak të verifikimit të Adriatik Llallës dhe Besnik Imerajt po ashtu dhe e disa figurave të tjera ka shkaktuar një sërë dyshimesh.
Kjo sepse ndërprerja e procesit të vetingut në momentin që procesi verifikimit po shkon drejt përfundimit ka shkaktuar përplasje ligjore. Sipas ligjit për vetingun, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tërhiqeshin nga procesi i verifikimit tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Ndërkohë që ligji ka një vit në fuqi pasi ka hyrë qysh në tetor të 2016-ës. Por pavarësisht këtij fakti është Gjykata Kushtetuese ajo që ka marrë një vendim ku i jep të drejtë gjyqtarëve dhe prokurorëve që të tërhiqen nga procesi verifikimit.
Vendim që po shkakton përplasje sa i takon tërheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vetingut. Megjithatë duke parë këto përplasje ligjore i ngelet në dorë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të interpretojë se cili nga vendimet është më i drejtë.
Ndërkohë është mësuar se dosja e verifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është kopsitur. Dhe nëse në dosjen e tij do të verifikohen shkelje atëherë ky i fundit me shumë mundësi do t?i rikthehet procesit të vetingut pavarësisht vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë, për ndërprerjen e procesit të verifikimit./Sot
Shqipëria pritet të marrë një lajm pozitiv në qershor nga Ko...
Javën që vjen mazhoranca qeverisëse pritet që të nisë një tj...
Referuar të dhënave të INSTAT, Italia është partneri më i ma...
Zbatimi i ligjit të ri për të drejtën e informimit, i konsid...
Këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë më 29 ...
Dita e sotme do të paraqitet me mot të kthjellët në pjesën m...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj di...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet sot në Kosovë...
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mijëra banorë të fshatit...
I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Artisti dhe...
Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo, i ftuar në em...
Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo pasditen e sot...
Rikthehet në skenë, Briseida Shehaj, e cila ishte një nga dr...
Vijon të mbetet temë e debateve politike dhe jo vetëm çështj...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka kom...
Për të gjithë ata që kanë tentuar që fundjavën ta kalojnë ja...
Gazetari Arben Vata ka komentuar 10-vjetorin e Pavarësisë së...
Video-skandali i publikuar nga CNA.al, ku deputeti i PD –së ...
Partia Demokratike ka bërë disa beteja në pesë vitet e saj n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...