web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lubonja ngre alarmin: Tiranën, po e masakrojnë/ Çuli: Teatri duhet prishur

15 Shkurt 2018, 20:41, Kulturë CNA

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News 24, teksa po trajtohet çështja e Teatrit Kombëtar, ka ngritur alarmin se kjo qeveri po e shkatërron Tiranën.

?E kanë bërë Tiranën një katrahurë. Këtë Tiranë po e masakrojmë. Kjo kultura e të resë që shkatërron të vjetrën, nuk është aspak e mirë. Njoh plotë aktorë që thonë se duhet të prishet e vjetra dhe të ndërtohet e reja. Historia e kulturës është si një libër në botë, ku çdo kapitull ka kuptimin e tij. Si ka mundësi që vijnë ca njerëz që nuk e paskan fare problem të shkatërrojnë kulturën?, u shpreh Fatos Lubonja.

Ndërkohë drejtori i teatrit Kombëtar, Hervin Çuli i pyetur nga gazetarja Vasili, u shpreh haptazi se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar duhet të prishet dhe mbi të, të ndërtohet një godinë me standarde europiane. /CNA.al





Lajmet e fundit nga