web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i keq për azilkërkuesit shqiptarë në Francë

13 Shkurt 2018, 11:59, Kronika CNA

Pas vizitës së suksesshme të ministrit të brendshëm francez Collomb në Tiranë, për azilkërkuesit shqiptarë në Francë nuk kanë të mbaruar lajmet e këqija. Vetëm gjatë vitit 2017 mbi 7 000 shqiptarë kërkuan azil në Francë. Pas vizitës së ministrit Collomb për ta thuajse nuk ka më shpresë për marrje azili në Francë.

Autoritet franceze ndryshe nga ato gjermane apo suedeze për azilkërkuesit shqiptarë kanë ofuar vetëm 300 euro për person, për t?i kthyer në Shqipëri. Azilkërkuesve shqiptarë pasi u refuzohet kërkesa për azil u ndërpritet cdo ndihmë ushqimore dhe dëbohen nga qendrat e pritjes, kështu që ata detyrohen të jetojën në shtëpi të braktisura (me xhama të thyer shpesh edhe pa dyer), apo të ngrenë cadrat në parqe e lulishte publike. Shuma prej 300 eurosh për person u jepet azilkërkërkuesve vetëm në ambjentet e Aeroportit të Lionit pak para se ata të hipin në avionët cartër, që i kthejnë në Tiranë. Lexuesit, që duan të mësojnë më shumë për fatin e trishtë të azilkëkrkuesve shqiptarë në Francë, mund të konsultojnë shkrimin e medias shtetërore franceze ?Franceinter.fr? në linkun: https://www.franceinter.fr/emissions/le-zoom-de-la-redaction/le-zoom-de-la-redaction-13-fevrier-2018

/Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga