web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në Durrës/ 3 persona të bllokuar në makinë

27 Janar 2018, 21:25, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku dy automjete janë përplasur tek sheshi “Pranvera”. Nga ky aksident raportohet se 3 persona kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe kërkohet ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Të njëjta burime bëjnë me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga