Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Muaji i parë i vitit duket se ka shënuar rritje çmimesh të pasurive të paluajtshme, në linjë me pritshmëritë e ndërtuesve. Në komplekset në ndërtim e sipër në Rrugën e Kavajës, punimet janë intensive. Në fund të muajit tetor, çmimi mesatar për metër katror ishte 1200 euro. Këtë muaj, oferta e ndërtuesve për metër katror ishte të paktën me 100-200 euro më shumë për metër katror.
Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, të kontaktuar nga Monitor, po konstatohet tendencë në rritje edhe në zona të tjera të Tiranës, edhe pse jo në këto nivele.
Zona e Kopshtit Botanik ka dalë me një ofertë prej 1100 euro euro për metër katror nga 1000 euro që ishin në vitin që lamë pas. Edhe në zonën e Komunës së Parisit ka një tendencë shtrenjtimi për apartamentet në ndërtim, por edhe ato ekzistuese.
Aktorët e tregut ngrenë supet për arsyet e kësaj rritjeje, në një kohë që oferta në Tiranë sa vjen e shtohet për shkak të ndërtimeve të reja. I vetmi argument që ata gjejnë për këtë rritje është pastrimi i parave të jashtëligjshme në ekonomi.
Në një periudhë kur lejet e ndërtimit janë shtuar, dhe oferta për apartamente është më e lartë, çmimet e pasurive të paluajtshme pritej të ishin me rënie. Për aktorët e tregut, rritja e çmimeve deri diku është artificiale.
Të dhënat e INSTAT kanë treguar se ka një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet. Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 që ishin dhënë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.
Parashikimi i tregut
Në fillim të këtij vitit, në specialen për parashikimin e ekonomisë, të përgatitur nga Monitor, në segmentin e pasurive të paluajtshme, ndërtuesit dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme kanë pritshmëri të ndryshme lidhur me ecurinë e çmimeve të apartamenteve gjatë këtij viti. Hajredin Fratari, ndërtues, tha se çmimet do të jenë në rritje.
Ai tha se arsyeja kryesore për rritjen e sektorit të ndërtimit rezidencial është kërkesa dhe planet urbanistike të Bashkisë. Fratari pohon se kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot. Sipas tij, çmimet pritet të rriten më tej për 2018 me rreth 100 euro për metër katror. Fratari tha se të gjitha objektet që do të ndërtohen më 2018 do të paguajnë taksë infrastrukture 8% në bazë të vlerës së shitjes së tyre.
Arben Dervishi, nga Shoqata e Ndërtuesve, parashikon se çmimet do të jenë në varësi të ndërtimit, çka nënkupton vendin dhe cilësinë e objektit. Ai tha se në qendër dhe brenda zonës së Unazës së Madhe, çmimet do të jenë në rritje, ndërsa në periferi pritet të ketë ulje.
Ndryshe nga ndërtuesit, këtë vit agjencitë e pasurive të paluajtshme parashikojnë stabilitet. Në 2018-n do të aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas aktorëve të tregut, kjo taksë e re nuk do të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët.
Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën në muajt e parë të vitit me rreth 10% në zonën brenda unazës, duke reflektuar kërkesën e shtuar, teksa u rrit dukshëm blerja e apartamenteve në cash. Në gjysmën e dytë, tregu u stabilizua, pas shtimit të ofertës si rrjedhojë e rigjallërimit të ndërtimeve, duke shënuar rënie të lehtë në zonën e qendrës. Por, në periferi apartamentet u shtrenjtuan me 50-100 euro për metër katror, duke arritur në 450-600 euro për metër katror si rrjedhojë e rritjes së kostos së ndërtimeve.
Në zonën përreth Unazës, çmimet luhaten nga 800-900 euro, deri në rreth 3000 euro, afër TVSH-së, që është dhe zona më e shtrenjtë në kryeqytet./ Monitor
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një 17-vjeçareje ...
Kthjellimet vijojnë dominimin e tyre në të gjithë territorin...
DASHI21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do jete me e bu...
Meshkujt, pavarësisht se mund të tregohen të kujdesshëm, kan...
Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që o...
Vetëm pak ditë pas lajmeve se Presidenti i SHBA-ve, Donald T...
Shpesh kemi dalluar ngjashmërinë e personazheve të njohur sh...
Në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në TV Klan, ...
Nëse nuk e kishit vënë re më parë, Roza Lati ka prej kohësh ...
Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është...
Lëkurën e Bella Hadid mund ta ëndërrojnë shumë femra, pasi a...
Ish-pronari i kompanisë së hidrokarbureve “Taçi Oil” i cili ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, p...
Një burrë përfundoi në spital pasi ai u godit nga një tren d...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opi...
Macaulay Culkin u gjend në qendër të vëmendjes që në moshën ...
Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zora...
Emisioni “Opinion” po trajton për të dytën natë radhazi temë...
Qeveria ka miratuar sot projektligjin që i hap rrugën nisjes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...