web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Forumi i Davosit/ Kryeministri Cipras takohet me homologun maqedonas Zaev(Video-biseda)

24 Janar 2018, 21:26, Aktualitet CNA

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologut grek Aleksis Cipras, në margjinat e Samit Ekonomik Botëror në Davos. Këtë e ka bërë të ditur vet Zaev, me anë të një postimi në Twitter.

?Filloi takimi me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Cipras. Ne diskutojmë hapur dhe ndërtojmë besimin e ndërsjellë në interes të qytetarëve?, ka shkruar Zaev, i cituar nga ?Tetova Sot?.

 Takimi ka zgjatur afro tre orë. Pas tij kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar është në interes të të dyja vendeve dhe mbarë rajonit dhe se të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të përmirësuare marrëdhënieve ndër fqinjësorë. Nga ana tjetër edhe kryeministri grek u shpreh se është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët Erga Omnes, por se sipas tij është e domosdoshme të tejkalohet irredentizmi.

Për t?i rregulluar marrëdhëniet me Greqinë Maqedonia do e ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare të cilat do të quhen ?Miqësia?./CNA.al





Lajmet e fundit nga