“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Rrjeti i njohur i supermarketeve falsifikon datën e skadencës së produkteve ushqimore, AKU i vendos gjobë, por fsheh skandalin, pazar i madh për të mbyllur operacionin kriminal.
Shëndeti i qindra mijërave shqiptarëve, sidomos i fëmijëve, është në rrezik. Rrjeti i njohur i shitjeve me pakicë i produkteve ushqimore, Big Market, është përfshirë në një veprimtari me natyrë kriminale, duke u shitur qytetarëve ushqime të skaduara si të ishin të rregullta. Me anë të një makinerie të posaçme, rrjeti i marketeve Big Market, ka falsifikuar dhe po falsifikon masivisht data e skadencës të produkteve ushqimore, për të maksimalizuar fitimet, në dëm të shëndetit të popullatës. Skema ka kohë që po zbatohet. Pamfleti është vënë në dije nga tre burime: Nga ankesat e shumta të qytetarëve për ushqimet e prishura, nga punonjës të Big Market që kanë rrëfyer mekanizimin kriminal si dhe nga burime pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në shkrimet pasuese do të listojmë edhe produktet ushqimore të skaduara, por që shiten si të rregullta si dhe mënyrat mashtruese për të tërhequr blerësit.
Shumë qytetarëve po u dalin produktet ushqimore të prishura, që data e skadencës figuron përtej vitit 2018. Qytetarët që i kthenin dhe i denonconin ushqimet e prishura pikat e Big Market ku i kishin blerë, ata shpërbleheshin me ushqime falas, në këmbim të heshtjes. Nga ana tjetër, kandidatët për të punësuar në pikat e Big Market, para se të fillonin punë, bënin një trajnim se si të falsifikonin datat e skadencës në ambalazhet e produkteve ushqimore. Përdorimi i pajisjes dhe mësimi i modaliteteve të tjera të falsifikimit të datave është bërë kushti kryesor për ata që duan të punojnë në pikat e Big Market. Sigurisht, skema, me aq sa është e mundur, është mbajtur e fshehtë. Në ditët në vijim, do të sjellim detaje rreth trajnimit të punonjësve dhe mënyrës së falsifikimit të datës së skadencës.
Pamfleti ka mësuar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me ndryshimet që ka pësuar muajt e fundit, ka gjobitur disa pika të shitjes me pakicë të Big Marketit në Tiranë. Pas konstatimit të falsifikimit të datave të skadencës në ambalazhet e produkteve ushqimore, AKU ka marrë masa ndëshkimore me gjobë. AKU, në shumë pika të Big Market në Tiranë, ka konstatuar se produktet ushqimore mbaheshin në kushte higjenore skandaloze. Por, Big Market ka ndërhyrë me shpejtësi për ta mbajtur të fshehtë skandalin. Pas ndërhyrjes, AKU nuk e ka denoncuar skandalin publikisht dhe as nuk ka vënë në lëvizje prokurorinë. Ka dyshime të forta se pas heshtjes së AKU fshihen pazare të mëdha, por edhe lidhjet e forta me pushtetin.
Gjithsesi, gjatë vitit të kaluar, AKU ka konstatuar se produktet e kosit mbaheshin jashtë frigoriferit, nëpër korridoret e supermarketit?, Big Market me nipt. L41617022M, në adresën ish Stacioni i Trenit në Unazë. AKU i vendosi Big Market një gjobë 300.000 lekë, gjobë e cila është si inkurajim dhe shpërblim. Po kjo është maja e ajsbergut./ Pamfleti.com
Sistemi i prodhimit të pasaportave ndodhet jashtë funksioni....
Pas përfundimit të takimit të realizuar sot në Strugë midis ...
Kryepokurorja Arta Marku ka takuar mesditën e sotme kreun e...
Edhe pse 48 vjeç, J.Lo ka treguar se akoma nuk e ka humbur b...
Pasi kryeministri Rama zhvilloi sot një videokonference me n...
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi e kurorëzuan dashurinë e ty...
Edhe një herë për 100 mijë ndërmarrjet e vogla që rrezikojnë...
Banorët e fshatrave Vërri, Mbrostar të rrethit të Fierit ka...
Edhe pse nuk është koha e diktaturës komuniste, ku diktatori...
Ajo është një nga personazhet shqiptar që udhëton më shumë n...
Një gjimaziste është sulmuar me thikë mesditën e sotme.Ngja...
Nëse këto që shihni më poshtë ju duken si buzëkuq të thjesht...
Gjatë një videokonference të zhvilluar paraditen e sotme me ...
Pas vrasjes së 21 vjeçares nga Fieri, reagimet nga personazh...
Prej disa kohësh ai ka vendosur që të mos e fshehë më dashur...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e tre perso...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak mëngjesin e...
Ministri i Ekonomisë dhe Financa Arben Ahmetaj ka zbardhur p...
Ka blere 3 ferrarë brenda vitit, pot kur bie fjala tek luksi...
Ajo është në pritjen e ëmbël dhe në muajt e fundit të shtatz...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...