web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braktisën fëmijët në Itali/ Policia procedohen dy prindër

19 Janar 2018, 15:22, Aktualitet CNA

Braktisja e fëmijëve minorenë në shtete të Bashkimit Evropian, po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues në vendin tonë.

Dy prindër po procedohen penalisht për braktisjen e dy fëmijëve të tyre në shtetin fqinj të Italisë, për një jetë më të mirë.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale L.Gj. 52 vjeçe, e cila shkoi në Itali me djalin e saj 15-vjeçar por u kthye e vetme, duke e lënë atë në shtetin fqinj.

I njëjti fat është edhe për shtetasin N.S., i cili ka braktisur djalin e tij në Itali.

Dy personat në fjalë akuzohen për veprën penale të braktisjes së fëmijëve të mitur. /CNA.al





Lajmet e fundit nga