web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati zbulon sesi mashtrohet Trump për Shqipërinë nga njerëzit e Soros

18 Janar 2018, 21:54, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me sulmet e tij ndaj Soros, ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një raport të “Freedom House” që sipas tij mashtron rreth Shqipërisë.

“Raporti i Freedom House që merret gjthm në konsideratë nga SHBA për gjëndjen e të Drejtave të Njeriut flet për një Shqipëri normale madje që qeveriset më “demokratikisht” se në kohën e “Fajin e ka Saliu”! Ky raport thotë se punët s’janë edhe aq keq! Pyetja është kush e bën këtë Raport Vjetor? Interesante është se deri në 2015 e bënte Shoqata e krijuar nga Soros në 2016 e Ditzi Bushatit “EMA” e përfaqësuar nga Gledis Gjipali dhe në 2016 stafeta i kaloi Besar Likmetës së BIRN të themeluar nga Soros dhe që është maja e shpifjeve ndaj Trump (që para 1 javë fshinë të gjitha shkrimet kundër Trump dhe mashtrimet sikur Shqiptarët ishin kundër Trump)”, – shkruan Goxhaj.

Më tej ai thotë: “Ja pra pse ju them unë që janë bllokuar të gjithë kanalet e komunikimit me Washingtonin nga ujërat e zeza të Soros të cilat financohen nga Donald Lu me shifra të frikshme!!!
Nëse nuk më besoni mua futuni vetë te faaqja zyrtare e Freedom House (https://freedomhouse.org/) dhe kërkoni :)” /CNA.al





Lajmet e fundit nga