web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte bërë tmerri i banorëve/ Arrestohet “skifteri” i Beratit

16 Janar 2018, 10:35, Aktualitet CNA

Policia e Beratit ka bërë të mundur zbardhjen e shtatë rasteve të vjedhjes së banesave dhe automjeteve në këtë qyteta, si dhe ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, pasi u kap edhe me një dozë lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Xhino Gjohilaj, 27 vjeç, banues në lagjen ?Çlirim?, Berat.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, nga kontrolli fizik i ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjet një dozë lëndë narkotike, e dyshuar ?Heroinë?.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve të ndodhura si më poshtë:

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?, ?Vjedhja? dhe ?Shkatërrimi i pronës? parashikuar nga nenet 283, 134, 150 i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga